Qeveria miraton marrëveshjet e Procesit të Berlinit

08 shkurt 2023 | 11:01

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar tri marrëveshje që u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit në fillim të nëntorit të vitit 2022.

Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

Kabineti qeveritar miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Po ashtu, u miratua edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit te lartë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kurti ka bërë me dije se këto projektligje do të dërgohen në Kuvend për ratifikim.

“Pas përfundimit të procedurave të brendshme nga institucionet tona, i kemi sjell për aprovim në Qeveri e prej këtu do t’i dërgojmë në Kuvendin e Kosovës për ratifikim. Ratifikimi i shpejtë i tyre është tregues i përkushtimit dhe angazhimit tonë për bashkëpunim rajonal, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe avancim drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e stome të qeverisë është marrë vendim që…