Qeveria miraton planin qeverisës

07 maj 2021 | 15:52

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin qeverisës për vitin 2021-2025.

Para se të votohej ky plan, kryeministri Albin Kurti, ndër të tjera ka njoftuar se do ta përgatisin padi kundër Serbisë.

“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti ka thënë se me Serbinë do të bëjnë dialog parimor me marrëveshje të njohjes reciproke.

“Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”, ka thënë Kurti, duke shtuar se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës do të rishikohet çdo fillimviti financiar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja-Golden Eagle Ylli është finalja e madhe e “Play-offit” në…