Qeveria ndan mbi 1.1 milion euro për dëmet nga vërshimet

27 shtator 2023 | 11:12

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion e 123 mijë e 675 euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë me dije se përfituese do të jenë 14 komuna.

“Ministria e Bujqësisë propozon për miratim vendimin për mbështetje financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë vitit 2022 për komunat Deçan, Gjakovë, Graçanicë, Junik, Kamenicë, Malishevë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërdë, Skenderaj, Rahovec dhe Podujevë. Është e rëndësishme të potencohet se ky vendim nuk bie në kundërshtim me vendimin e qeverisë të datës 29.09.2022 në të cilin parashihet kompensimi i dëmeve për të gjithë kategoritë që kompensimi të jetë nga sekretariati i Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirëpo një vendim i tillë ka ardhur pasi disa nga komunat e lartëcekura nuk i janë përmbajtur udhëzuesit të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe se ky proces ose kjo pikë e rëndit të ditës është vetëm evitim i lëshuar nga komunat në fjalë”, ka deklaruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë…