Qytetarët fillojnë ta nënshkruajnë peticionin e Vetëvendosjes për zgjedhje të reja

02 qershor 2020 | 10:59

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin “Duam Zgjedhje” edhe në formën fizike.

Qytetarët tashmë kanë nisur ta nënshkruajnë këtë peticion në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Valdrin Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se synojnë që përmes pikave në të gjitha qytetet e Kosovës t’ua mundësojnë qytetarëve nënshkrimin e këtij peticioni me kërkesën për zgjedhje.

“Kemi filluar në të gjitha sheshet e Kosovës me mbledhjen e peticioneve edhe fizikisht. Qytetarët do të mund të vijnë ta plotësojnë në tendat tona në shesh. Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë 30 ditë dhe pas një muaji do t’ia dorëzojmë institucioneve, BE-së, Komisionit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara. Ne inkurajojmë të gjithë që sa më parë ta nënshkruajnë dhe ta dorëzojmë”, ka thënë Ahmeti.

Sa i përket mundësisë për manipulim të peticioneve në platformën online, Ahmeti ka thënë se edhe në të kaluarën gjatë gjithë kohës kanë thënë se po manipulohen, por në fund askush nuk e ka kontestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dhjetëditëshit të parë të qershorit pritet të hapen edhe…