Qytetarët mund të marrin leje të përkohshme qëndrimi në Shqipëri për pesë vite

26 nëntor 2021 | 11:29

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e dy qeverie  ka prezantuar marrëveshjen për leje qëndrimi.

Ai ka thënë se tashmë qytetarët mund të marrin leje për qëndrim të përkohshëm deri në pesë vite.

“Marrëveshja për leje qëndrim do të prodhojë lehtësim të ndjeshëm në marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, i cili tani do të merret për pesë vite. Do të ketë lehtësira në kritere dhe heqje të barrierave burokratike. Në këtë mënyrë shtetasit e palëve nënshkruese, në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në pesë vite. Për këto arsye: ribashkimi familjar, arsim parauniversitar, kërkime shkencore, arsye humanitare, personat me status të pa shtetësisë, viktimat e trafikimit me njerëz, dhe të huaj të cilët kanë shprehur vullnet me autoritetet kompetente”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi, ka thënë se…