Rahoveci fiton derbin kundër Yllit

13 dhjetor 2020 | 23:56

Rahoveci ka fituar derbin ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76:96 (15:16, 15:22, 20:30, 26:28), në kuadër të javës së shtatë të Prince Caffe Superligës, takim që u zhvillua në Suharekë.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 15:16. Megjithatë, në periudhën e dytë, mysafirët nga Rahoveci ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 15:22, për të shkuar në pushim me shifrat 30:38.

“Vreshtarët” vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke e fituar 20:30, kurse rezultati në semafor ishte 50:68. 10 minutat e fundit ishin të barabartë dhe kjo mjaftoi që Rahoveci të triumfonte në fund me rezultat 76:96. Më të dalluarit te Golden Eagle Ylli ishin Griffin Rame me 21 pikë e tetë kërcime dhe Valon Bunjaku me 16 pikë e tetë kërcime, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Alban Veseli me 26 pikë e gjashtë kërcime dhe Isaiah Traylor me 23 pikë e pesë asistime.

Golden Eagle Ylli ka katër fitore dhe tri humbje, kurse Rahoveci pesë fitore dhe dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur…