Rahoveci vazhdon dominimin në Superligën e hendbollit

07 mars 2024 | 10:41

KH Rahoveci ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të mërkurën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Vushtrrinë me rezultat 35:16. Ndeshja i takoi xhiros së 19-të.

Vushtrria ishte vendase, por me marrëveshje të dy skuadrave ndeshja u luajt në Rahovec. “Vreshtarët” tani kanë 19 fitore rresht në Superligë. Pra i kanë fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni. Rahoveci udhëheq në tabelë me 38 pikë. Vushtrria mbetet e fundit me katër pikë.

Granit Kadiri i shënoi nëntë gola për Rahovecin, ndërsa shtatë i kishte Ardian Osa. Te Vushtrria pesë gola i realizoi Oltion Shabani.

Të enjten prej orës 18:00 është ndeshja mes Besa Famgasit e Trepçës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti spanjoll Rafael Nadal është tërhequr nga “BNP Paribas Open”…