Raiola ia ofron Pogban edhe Barcelonës

15 tetor 2021 | 14:10

Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, që i skadon në qershor të vitit 2022.

“Djajtë e Kuq”, prej kohësh i kanë ofruar atij rinovimin e kontratës, megjithatë palët duken larg arritjes së marrëveshjes. Agjenti i futbollistit, Mino Raiola nuk ka humbur kohë dhe ka nisur ta sugjerojë klientin e tij tek disa top klube. Sipas mediave spanjolle, së fundmi edhe Barcelonës i është ofruar mundësia e transferimi të Pogbës si futbollistë i lirë verën e ardhshme.

“Blaugranët” e duan transferimin e francezit, megjithatë nuk janë të sigurt nëse mund të përballojnë pagën e lartë të tij, si dhe komisionin e agjentit Raiola. Në anën tjetër edhe Real Madridi ka shprehur interesim për 28-vjeçarin, të cilët janë në gjendje më të mirë financiare.

Manchester United do të përpiqet deri në fund ta bind Pogbën të nënshkruajë kontratën e re, pasi nuk duan ta humbin falas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xheladin MJEKU Recension për librin “Shprush kujtimet” të Izet Abdylit…