Rakiqi në tubimin e serbëve në veri kërkon formimin e asociacionit

06 nëntor 2022 | 13:12

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka folur para qytetarëve serbë në tubimin që është mbajtur të dielën në veri të Mitrovicës.

Pas dorëheqjes nga detyra e ministrit, Rakiqi ka deklaruar se kërkojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe të zbatohet Marrëveshja e Brukselit.

“Dje kemi dhënë dorëheqje, sot po ua kthejmë mandatin, pasi ju na keni zgjedhur e jo Prishtina”, ka thënë Rakiqi para qytetarëve.

Pas përfundimit të fjalimit të Rakiqit, ka filluar shpërndarja e pjesëmarrësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkuar sot…