Rakiqin e pyesin në Serbi pronat milionëshe në Mitrovicë të Veriut

25 mars 2024 | 12:09

Kryetari i Lëvizjes serbe “Dashuri, Besim, Shpresë”, Nemanja Sharoviq,  i ka shtruar pyetje publike ish-kryetarit të Listës Serbe tash deputet në Kuvendin e Serbisë, se qysh ka arritur me aq pak të hyra financiare të ketë prona disa miliona euroshe, raportoi “N1”.

“Unë propozoj që Goran Rakiq nga Lista Serbe të shpallet sipërmarrësi i dekadës. Është e lehtë për dikë të pasur të ndërtojë një ndërtesë të tillë, por bëma e vërtetë është kur dikush me të ardhura modeste, si ish-presidenti i Listës Serbe e bën”, ka shkruar Sharoviq në rrjetin social “X”.

Gjithashtu, ai ka ndarë një video të realizuar para një ndërtese në Mitrovicë duke thënë: “Nuk mund të rezistojmë që të vizitojmë punimet në objektin që i përket Goran Rakiqit. Objekti është ndërtuar në një parcelë prej 350 mijë eurosh, e cila është regjistruar në pronësi nga Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe. Ai ka të ardhura mjaft modeste, por duket se me ‘sistemin e tre zarfeve’ ka arritur te kurseje sa për të ndërtuar një kate përdhe, 10 kate e lart, nuk dihet nëse do jete papafingo apo nivel i ri, nuk e dimë për momentin”, ka shkruar Sharoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Zajm të Komunës së Klinës ka ndodhur një…