Rama: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

27 shkurt 2020 | 12:32

Në Komitetin Kombëtar të Sigurisë, kryeministri Edi Rama është shprehur se ende nuk ka asnjë rast të konstatuar me koronavirus në Shqipëri.

“Ende nuk kemi asnjë raste të konstatuar, por në linjë me OBSH, kemi kryer të gjitha hapat për të përgatitur përballjen me shfaqjen e mundshme të koronavirusit në territorin e Shqipërisë. Që nga rastet e para në Kinë, e gjithë bota hyri në një gjendje jo të zakonshme. Natyrisht, edhe ne menjëherë filluam kontaktet e domosdoshme dhe në një botë që është gjithmonë e më e vogël, për shkak të ndërveprimit, gjithkush është i ekspozuar ndaj riskut”, ka thënë Rama.

Më tutje, kryeministri Rama ka bërë thirrje që të shmangen lajmet e rreme dhe paniku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla,…