Sveçla pret në takim përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, diskutojnë për luftimin e krimit të organizuar

27 shkurt 2020 | 12:26

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ka pritur një delegacion të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të kryesuar nga Hakan Ejdervik, këshilltar politik për policinë, çështje juridike dhe të zbatimit të ligjit.

Në takim është diskutuar për sigurinë e përgjithshme në Kosovë, veçanërisht sa i përket rendit dhe zbatimit të ligjit, sfidat, planet dhe masat që do të ndërmerren në të ardhmen.

“Me këtë rast zëvendësministri Sveçla shprehi gatishmërinë e tij dhe të MPBAP-së, për bashkëpunimin me zyrën e BE-së në Kosovë, për projekte të rëndësishme që mund të gjejnë mbështetje, me qëllim të realizimit të objektivave kryesore për të bërë vendin tonë, një vend të sigurt për të gjithë qytetarët ” ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në këtë takim me theks të veçantë është diskutuar për reformat që do të ndërmerren brenda institucioneve të sigurisë, luftimit të krimit të organizuar, sigurinë kibernetike etj.

Për të gjitha këto tema, të dy palët janë dakorduar se do të gjejnë forma të ndryshme të mbështetjes dhe të bashkëpunimit përfshirë edhe IPA fondet, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të shërbimeve në këtë sferë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar marrëveshjen “sekrete” të…