Rama i kundërpërgjigjet Metës me një fjali për zgjedhjet në Shqipëri

11 qershor 2019 | 18:02

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar sot se nuk do të ketë një datë të re për zgjedhjet lokale deri në momentin kur palët politike të kenë zgjidhur krizën e thellë ku ndodhet vendi.

Por këtij paralajmërimi të Metës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në llogarinë e vet në “Twitter” me një fjali: “Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor.”

Kryeministri Rama ndodhet aktualisht në Bruksel, ku pak minuta më parë ka zhvilluar një takim me Federica Mogherinin, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikën e jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salihe Salihu, PhD kandidat dhe veprimtare Njëzetë vjet më parë…