Rama i përgjigjet Metës: Më 30 qershor do të ketë zgjedhje

08 qershor 2019 | 21:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Berati i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta për zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama në Berat duke prezantuar kandidatin për bashkinë, ka thënë se më 30 qershor do të behën zgjedhje.

“Protesta është një përpjekje e dëshpëruar e njerëzve që do të humbin. Zgjedhjet më 30 qershor do të zhvillohen dhe Meta bëri gabim përsëri. Më 30 qershor do ketë zgjedhje, ato nuk janë as të opozitës dhe as të presidentit. Ata kanë qëllim të shkatërrojnë zgjedhjet”, ka thënë Rama.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë me dije se ka shfuqizuar dekretin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi”, ka thënë presidenti Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shfuqizuar dekretin për zgjedhjet…