Rama i prerë: Askush nuk do ta gëzojë 1 metër të ndërtuar pa leje

27 shtator 2022 | 12:52

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësues të biznesit për bilancin e sezonit turistik veror  i është rikthyer ndërtimeve pa leje dhe ligjit për konfiskimin e objekteve shumëkatëshe që kanë metra pa leje, të blerjes së tyre nga pronari apo dhurimi.

Prerazi Rama ka thënë se nuk do të ketë tolerime për ndërtimet pa leje dhe se askush nuk ka për të gëzuar 1 metër katror që ka përfituar jashtë lejes.

“Akoma kemi probleme me ndërtimet. Kemi shumë ndërtime me leje që respektojnë lejen në volume por jo gjithmonë nuk e respektojnë në aspektin e arkitekturës, cilësisë. Pa i përmbushur këto të dyja, pa mbyllur përfundimisht historinë e ndërtimeve pa leje dhe ngacmimin e territorit jashtë lejeve dhe planeve dhe pa rritur cilësinë e ndërtimeve që janë për turizëm, lëmë mangut një komponent shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye do shtrëngojmë akoma më shumë politikën e ndërtimeve pa leje dhe askush nuk ka për ta gëzuar një metër katrorë tepër jashtë lejes dhe do ta zgjedhin vetë çfarë do bëjnë; do t’i dhurojnë, do t’i blejnë me çmimin e tregut plus të indeksuar, apo do t’ju konfiskohet fare. Për aspektet penale të çështjes, ato janë punët e tyre të drejtësisë, nuk janë të qeverisë”, ka thënë Rama.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës…