Rama: Lajm i mirë, Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjital

30 qershor 2023 | 23:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se vendi i tij do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjital të BE-së

“Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliardë euro”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën, me 2 korrik 2023, do të mbahen zgjedhjet…