Të dielën mbahen zgjedhjet në 14 degë të BDI-së, Ali Ahmeti ka një mesazh

30 qershor 2023 | 23:44

Të dielën, me 2 korrik 2023, do të mbahen zgjedhjet brendapartiake në 14 degë të Bashkimit Demokratik për Integrim, me parimin “një anëtar, një votë”, të përcaktuar në Kongresin e vitit 2019 me votë aklamative.

Kështu ka bërë me dije lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Uroj proces të mbarë zgjedhor në organizim të Komisionit Zgjedhor Partiak dhe ftoj të gjithë anëtarët e regjistruar që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Ai ka theksuar se BDI-ja po rritet dhe po vendos standarde të reja duke e ripërtërirë vetën në vazhdimësi për t’u përballur me sfidat e të nesërmes.

“Bashkë për një BDI edhe më të fortë në interes të të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia…