Rama në Bruksel për negociatat, takohet me Mogherinin, Tuskun dhe Junkerin

11 qershor 2019 | 16:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Bruksel për dy qëllime, i pari për në vazhdim të procesit të lobimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE), dhe së dyti për të informuar për situatën aktuale politike.

Pas vetëm 7 ditësh në Bruksel do të mblidhet Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet edhe hapja e negociatave me Shqipërinë, e për këtë Shqipëria ka nisur edhe një fushatë lobimi.

Por vizita e Ramës në Bruksel do të shërbejë edhe një panoramë më të fundit të situatës politike në Shqipëri, ku do të takohet me Federica Mogherini, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, me të cilin në 19:30 do të dalin në konferencë të përbashkët për shtyp.

I dërguari i “Top Channel” në Bruksel Muhamed Veliu, ka raportuar se kryeministri Edi Rama do t’i dorëzojë te gjithë bashkëbiseduesve një dosje ku ka renditur të gjitha ato që mazhoranca i vlerëson e cilëson si shkelje të presidentit Ilir Meta, në lidhje me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SC Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Jacskon Ferriera…