Rama për mediumin italian: BE-ja është një bekim për ne.

01 maj 2026 | 12:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve “ANSA”, ka thënë se metoda evropiane e zgjerimit me anëtarë të rinj, mbetet shumë e ngadaltë dhe shumë e mbushur me pengesa.

“BE-ja është një bekim për ne. Roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar.

Bashkimi Evropian ka ndryshuar qëndrimin e tij themelor, që nga pushtimi i Ukrainës nga Putin. Më parë thoshin fjalët e duhura, por veprimet nuk pasonin. Kur erdhi pushtimi, ata e kuptuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humbisnin”, ka thënë Rama.

“Duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe do të ecim përpara sepse kështu përmirësohemi”, ka thënë Rama duke theksuar se “lajmi i mirë është se ne nuk do të bëhemi kurrë një Gjermani, sepse nuk jemi të aftë për këtë. Por një ‘Itali e vogël’”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena…