Rama: Presim rekomandim pozitiv për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE

01 mars 2018 | 17:08

Pas takimit të kryeministrave të rajonit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn dhe kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, vend i cili ka presidencën e radhës së BE, kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një deklaratë për medie nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” dhe televizionit të tij “ERTV”.

Rama ka thënë se janë në pritje të rekomandimit për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE).

“Ajo që vlen të theksohet për publikun shqiptar është këndvështrimi shumë pozitiv i kësaj tresheje që është ajo e referencës për vendet anëtare lidhur me ecurinë dhe gatishmërinë e Shqipërisë, ku ne presim një rekomandim pozitiv dhe më pas miratimin e vendeve anëtare. Kështu funksionon ky proces, por ka një mirëkuptim të gjerë për hapat para që ka bërë Shqipëria”, ka thënë Rama.

 

 

 

ERTV Live?: Sofje – Pas takimit të kryeministrave të rajonit me Presidentin e KE, Jean-Claude Juncker, shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini, komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn dhe kryeministrin e Bullgarisë Borisov, vend i cili ka presidencën e radhës së BE ????

Posted by Edi Rama on Donnerstag, 1. März 2018

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marco Asensio ka konfirmuar se nuk do të largohet nga…