Ramadani emërohet përzgjedhës i Kosovës në futsall

03 shkurt 2023 | 13:57

Agon Ramadani është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses A të Kosovës në futsall.  Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi të premten e priti në takim Agon Ramadanin dhe Getart Hysenin, ish-lojtarë të futsallit.

Ramadani dhe Hyseni ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në futsall duke qenë pjesë e kampionatit vendor, e duke përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare.

“Pas një përvoje të gjatë në këtë sport, kryetari Ademi u ofroi hapësirë për të kontribuar edhe më tutje në futsall por tani duke qenë të përfshirë direkt me pozita zyrtare. Falë kontributit të dhënë si ndihmës trajner në Përfaqësuesen A, i pari i FFK-së e emëroi Agon Ramadanin përzgjedhës të ri. Ai në këtë pozitë e pason Arben Simitçiun me të cilin kishin punuar bashkë tash e disa vite, ndërkaq Getart Hysenin e angazhoi si ndihmëstrajner, duke e bërë pjesë të ekipit përfaqësues në futsall, thuhet në njoftimin e FFK-së. Kryetari Ademi iu uroi shumë suksese në detyrat e reja të dy ish-lojtarëve të futsallit dhe u kërkoi që të punojnë me përkushtimin më të madh që Kosova të arrijë sa më shumë suksese. Nga ana tjetër, dy të angazhuarit, falënderuan Ademi për besimin e dhënë dhe premtuan se nga përvoja dhe njohuritë e tyre, do të japin më të mirën për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid mori tri pikë në ndeshjen ndaj Valencias, por…