Ramiz Kelmendi: Veseli më ka ofruar ofertë, do të bëhet publike më 7 tetor

19 shtator 2019 | 00:00

Ramiz Kelmendi në T7 ka thënë se i ka ofruar mbështetje Kadri Veselit për kryeministër.

Ai ka thënë se kjo nuk do të thotë se do të jetë pjesë e qeverisë.

Por thotë se ka një ofertë nga Veseli, të cilën nuk ka dashur ta bëjë publike tash.

“Ai do t’ua thotë më 7 tetor”, ka deklaruar Kelmendi.

Ish-deputeti Kelmendi ka theksuar se votat e tij do të tregojnë më 6 tetor fuqinë që ka te qytetarët, duke besuar në fitoren e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar ka fituar çmimin  Pakmimin…