Ramiz Lladrovci takon Naim Malokun

19 dhjetor 2019 | 14:15

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar sot mikun e tij të legales, ish-eprorin e UÇK-së, Naim Maloku.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Naim Maloku i ka dhënë shumë vendit, dhe ende ka çfarë t`i japë.

“Sot, me kënaqësi, takova mikun tim, veprimtarin e shquar, luftëtarin dhe oficerin e lartë të UÇK-së, Naim Malokun, me të cilin rikujtuam rrugën tonë, organizimin ilegal, përgatitjen dhe zhvillimin e luftës çlirimtare. Gjithsesi, folëm edhe për të arriturat e shtetit tonë dhe sfidat e pushtetit lokal. Naim Maloku i ka dhënë shumë vendit, por, ka ende çfarë të japë. Në ndarje i shpreha sërish respekt, duke i uruar gjithë të mirat, me dëshirat më të mira për shëndetin e tij, paqen e lumturinë. Respekt Naim Maloku!”, ka shkruar Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka vlerësuar lartë paraqitjen…