Ramosi: Nuk do të ketë korridor për Barcelonën

02 maj 2018 | 14:21

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se ata nuk do t’i japin Barcelonës një roje nderi në “El Clasico” që zhvillohet në “Cam Nou” të dielën.

Barcelona u kurorëzua me titullin kampione e La Ligas pasi mundi Deportivo La Corunën dhe mund të shkojë gjithë sezonin e ligës si e pamposhtur nëse shmang humbjen në katër ndeshjet e fundit. Meqenëse gjiganti katalunas ka fituar titullin, tashmë është përfolur shumë për një korridor nderi në fundjavë, pikërisht në ndeshjen e vitit, “El Clasico” ndaj Real Madridit. “Ajo që thotë Zidane është ‘amin’. Ne po bëjmë shumë bujë nga e gjithë kjo. Barça e ka titullin, i cili është ai që ata donin, por nuk do të ketë korridor nderi të plotë”, ka thënë Ramos “Sky Sports”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj,…