Raporti i PZOT: Shqipëria midis destinacioneve të preferuar të turistëve polakë

19 janar 16:52

Sipas hulumtimit të shoqatës së e Operatorëve Turistikë Polakë (PZOT), në javën e dytë të vitit 2018, shitjet te agjentët e udhëtimeve u rritën 61 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në rastin e rezervimeve të fluturimit, rritja ishte 69.9 për qind. Udhëtimet me tren u rritën me 42.6 për qind nga viti në vit, dhe rezervimet e akomodimit për 13.8 për qind, të dhëna këto që shoqata i ka siguruar nga sistemi i rezervimit “MerlinX”, raporton “scantv”.
Tre destinacionet kryesore të udhëtimit ishin Greqia, Turqia dhe Egjipti. Vende të tjera të njohura në mesin e turistëve polakë përfshinin Spanjën, Bullgarinë, Italinë dhe Shqipërinë”, shkruan e përditshmja polake “Rzeczpospolita”.

Raporti i PZOT, i cili mbulon shitjet në javë nga data 8 deri më 14 janar 2018, mbulon sezonin e turizmit që filloi më 1 nëntor 2017 dhe zgjat deri më 31 tetor 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka sqaruar të…