Raportohet se ish-deputeti Igori Simiq “u tërhoq zvarrë rrugëve” nga KFOR-i

29 maj 2023 | 18:28

Protestuesit serbë kanl sulmuar brutalisht kordonin e forcës paqeruajtëse të KFOR-it para objektit komunal të Zveçanit pas orësh mosmarrëveshjes dhe të moslëshimit të rrugës.

Protestues të dhunshëm nisën gjuajtjen me gurë e më gjësende të forta ndaj protestuesve, ku KFOR u desht të ndërhyjë me shock-bomba dhe gazi lotsjellës.

Tashmë tabloidet serbe kanë ndezur propagandën ku shkruajnë se “dy serbë janë lënduar një prej tyre rëndë” ndërsa thonë se është sulmuar edhe Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.

Siç shkruajnë disa prej tyre “Igor Simiq u tërhoq zvarrë rrugës nga KFOR-i”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që nga nëntori i vitit 2020,…