Rashica nga Trepça ’89 kalon te Skënderbeu
                24 gusht 2023
                |  15:17
            
        Sulmuesi i talentuar i Trepçës ’89, Ermir Rashica, karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Shqipërisë te skuadra e Skënderbeut. Klubi korçar ka zyrtarizuar transferimin e Rashicës.
Përpos tij, Skënderbeu ka transferuar edhe Suhel Muharrem. Rashica është zhvilluar te Trepça ’89, ndërsa luajti edhe në ekipin senior në edicionin e kaluar. Ai është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat e reja.
“Rashica vjen pas marrëveshjes së arritur me klubin Trepça 89, ndërsa Muharem ka firmosur kontratën që e lidh për 3 vitet e ardhshme me klubin bardhekuq. Suksese djema!”, thuhet në njoftimin e Skënderbeut.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        