Rashica viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

26 tetor 2021 | 12:02

Ylli i Përfaqësueses s së Kosovës, Milot Rashica, e ka vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe. Futbollisti nga Vushtrria luan në Premierligë te Norwich City.

“Patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim sot në Ambasadë, futbollistin dhe krenarinë e kombëtares tonë, Milot Rashica”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

“E ngarkuara me punë znj. Arrita Gjakova i dëshiroi Milotit shumë suksese me paraqitjet e tij me Norwich City”, njofton ambasada.

Në postim ata thanë që puna dhe sukseset e Rashicës janë frymëzim për të gjithë brezat e rinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fadil Maloku 1. Demokracia mediale, si kolonizatorë i politikës…