Rashkaj flet për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi

09 tetor 2019 | 18:15

Mesfushori Angel Rashkaj, ka thënë se miqësorja ndaj Gjibraltarit do të jetë e rëndësishme për lojtarët që nuk kanë luajtur shumë me skuadrat e tyre.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet nesër me Gjibraltarin në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ka lojtarë që nuk kanë luajtur me skuadrat e tyre, por që do të kenë mundësi të luajnë ndaj Gjibraltarit. Duhet të jemi të fokusuar për çdo situatë. Ka ndeshje që kam luajtur vetëm pesë minuta, por ka që kam luajtur më shumë”, ka thënë Rashkaj.

Mesfushori ka folur edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Malit të Zi. “Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë lojën tonë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në çdo ndeshje, kjo është pika kryesore. Nuk mendoj se do të jetë një ndeshje e lehtë, duhet të luajmë si kundër Anglisë”, ka shtuar Rashkaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala ka riafirmuar angazhimin ndaj Juventusit pas një vere…