Rasim Selmanaj: Fetnete Ramosaj ishte një atdhetare e dëshmuar

06 prill 2019 | 13:02

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj, ka shkruar një shkrim me rastin e vdekjes së ish-ushtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ndjehet krenar që ka njohur dhe punuar me Fetnete Ramosaj bashkë për një dekadë në vitet e regjimit të Millosheviqit!

Selmanaj ka thënë se Fetnetja ishte dhe mbeti simbol dhe emblemë e revistës” Zgjimi”, por edhe e shumë ngjarjeve të viteve “90-ta!

Postimi i plotë i Selmanajt:

Në vitin 1990 e njoha Fetnete Ramosajn, ishte maturante e Gjimnazit” Vëllezërit Frashëri” në Deçan! Që nga ai vit Fetneti do të jetë në ballë të të gjitha aktiviteteve dhe ngjarjeve!

Ndjehem krenar që e njoha dhe punuam bashkë për një dekadë në vitet e regjimit të Millosheviqit!

Fetnete Ramosaj ishte dhe mbeti simbol dhe emblemë e revistës” Zgjimi”, por edhe e shumë ngjarjeve të viteve 90-ta!

Duke qenë një atdhetare tashmë e dëshmuar Fetneti do të kyqet në rradhet e UÇK-së dhe si një heroin e vertet do të përballët me flakët e luftës së lavdishme deri në çlirimin e vendit!

Edhe pas luftës deri në frymën e fundit Fetnetja do të tregohet si luftare e vertet e mbrojtjës së vlerave të luftës dhe intelektuale që la gjurmë të pashlyera me botimet e saj!

Është nder personalitetet e rralla që i flen fjala Me pushkë e penë për atdhe!

Një femer unike dhe e rrallë në historinë e shqiptarëve! Heroinë e vertet!

Lavdi jetës dhe veprës së heroinës Fetnete Ramosaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, ministri i…