Rasti i Rrugës së Kombit, prokuroria kërkon burgim për 11 persona

04 prill 2018 | 11:51

Prokuroria në Tiranë ka lexuar kërkesën për 23 persona, ku mësohet se ka kërkuar arrest me burgim për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje.

Policia ka marrë masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati një mijë efektivë.

Ndërkohë, pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit.

Edmond Spaho është shfaqur i gjakosur teksa ka folur për mediet. “Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, ka thënë Sapho.

Ai ka telefonuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke i kërkuar largimin e policisë, e cila më pas lejoj deputetët e PD-së të futen në sallën e gjyqit, e cila u zhvillua pa praninë e medies.

Me rastin e kësaj seance nuk ka munguar as grumbullimi i qytetarëve në mbështetje të të arrestuarve.

Ata kanë kërkuar lirimin e tyre: “Lirojeni djemtë tanë! Rama ik! Arrestojeni qeveritarët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Trajneri Pep Guardiola ka bërë me dije se Manchester…