Reagimi prekës i pacientit për shtretërit e rinj

02 nëntor 2018 | 14:14

“Qe nëntë ditë s’kam ba gjumë me sy. Shtretërit kanë qenë të këqij, me dërrasa përfundi e dyshekë të vjetër. Kur i pashë që erdhën shtretërit e rinj në korridor, kam qajtë prej gëzimit. Qe, shokët i kam dëshmitarë”, ka thënë Ismet Maxharraj, 63 vjeç, nga Klina, pacient në Klinikën e Mushkërive.

Ky reagim i këtij pacienti ka prekur edhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin, i cili e ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Ismeti dhe shokët e tij tash e tutje do ta bëjnë gjumin rehat pasi që Klinikës së Mushkërive në QKUK ia kemi ndërruar shtretërit nga kontingjenti prej 750 shtretërve, që i kemi blerë për të gjitha klinikat. Është për keqardhje që për shumë dekada qytetarëve tanë u është dashur të qëndrojnë në kushte të tilla, por kësaj epoke i erdhi fundi. Nuk do të ndalemi deri në realizimin e misionit për një shëndetësi me qendër qytetarin!”, ka shkruar ministri Ismaili.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të…