Reagon ish-kapiteni Valon Kasapi: Kërkohet respekt për trajnerin Ismet Munishi pas ndeshjes Vëllaznimi–Liria

27 prill 2026 | 13:37

Ish-futbollisti dhe aktualisht trajneri i klubit të futsallit FC “Vëllaznimi” nga Gjakova, Valon Kasapi, ka reaguar pas ngjarjeve në ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Lirisë, duke dënuar gjuhën e përdorur nga disa individë ndaj trajnerit Ismet Munishi.

“Aspak e hijshme ishte gjuha e përdorur nga disa individë në këtë ndeshje kundrejt trajnerit Ismet Munishi. Ismeti ka djersitur fanellën e Vëllaznimit dhe ka dhënë kontribut të madh si lojtar dhe trajner. Megjithatë, këta janë vetëm disa individë, pasi trajneri e di shumë mirë që ka shumë dashamirë dhe miq në Gjakovë. Respekte për trajnerin”, thuhet në reagimin e Kasapit.

Ndërkohë, të shtunën, Vëllaznimi i Gjakovës arriti fitore minimale 1:0 ndaj Lirisë së Prizrenit, në kuadër të Ligës së Parë. Kjo garë po zhvillohet mes pesë skuadrave që synojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e hënë) do të mbahet seanca në përpjekje për…