Real Madridi dhe Real Sociedad ndajnë pikët

30 janar 2023 | 00:04

Real Madridi dhe Real Sociedadi kanë barazuar në ndeshjen kryesore të javës së 19-të në La Liga.

“Mbretërit” dhe skuadra baske u ndan baras 0:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Përkundër dominimit total për gjatë 90 minutave, Real Madridi nuk arriti që të paktën të realizojë një gol dhe të arkëtoj pikët e plota.

Los Blancos kishte shtatë goditje në portën e mysafirëve, por që portieri Remiro ishte në formë të mirë.

Këtij rezultati më së shumti i është gëzuar Barcelona që ka rritur diferencën e pikëve në pozitën e parë.

Real Madridi tani ka 42 pikë në vendin e dytë, pesë më pak se Barcelona.

Real Sociedadi mbetet i treti me 39 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Besfort Rrecaj ka bërë thirrje…