Reali dhe Barcelona ‘El Clasico’ për të transferuar yllin e Cityt

22 tetor 2023 | 17:58

Te Real Madrid, që prej largimit të “bomberit” francez, Karim Benzema janë në kërkim të një “bomberi” të vërtetë, të cilin mesa duket e kanë gjetur.

Bëhet fjalë për “fantazistin” argjentinas, të Manchester City, Julian Alvarez, me këtë të fundit, që përveç “gjigandëve” të Madridit kërkohet gjithashtu dhe nga rivalët e tyre të përjetshëm, Barcelona dhe pritet një “përballje” mes klubeve gjatë merkatos së janarit.

Alvarez deri më tani ka zhvilluar plot 14 paraqitje me fanellën e “qytetarëve” të Manchester City, në të gjitha kompeticionet, teksa ka arritur të shënojë plot 7 gola e të asistojë 5 të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti thotë se me qeverisjen e tyre, arsimi…