Reali kërkon heqjen e kartonit të Ramosit

27 shkurt 2020 | 20:59

Real Madridi do të apelojë heqjen e kartonit të kuq të kapitenit Sergio Ramos në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampioneve kundër Manchester Cityt.

33-vjeçari ndërhyri nga pas ndaj sulmuesit brazilian Gabriel Jesus dhe arbitri italian Daniele Orsato akordoi direkt karton të kuq për Ramosin. Real synon që ta ketë qendërmbrojtësin e vet në dispozicion për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-ave kundër anglezëve, takim i cili do të luhet në 17 mars në Angli.

Duke parë rezultatin jofavorizues të takimit të djeshëm 1-2 në favor të kampionëve të Anglisë, 13-herë kampionët e Evropës duan që të kenë Ramosin në gadishmëri për të luajtur pasi besojnë se mund të kualifikohen.

Dje Ramosi barazoi Zlatan Ibrahimoviçin dhe ish-futbollistin holandez Edgar Davids si lojtarët më të ndëshkuar në historinë e Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri, Albin Kurti pritet që nesër t’ia godet brutalisht biznesin…