Reali merr tri pikë ndaj Valladolidit

30 shtator 2020 | 23:45

Real Madrid siguroi tre pikët e radhës në La Liga. Kampionët janë kthyer në një ekip cinik dhe iu falën golit të Vinicius Junior në pjesën e dytë për të mposhtur në shtëpi Valladolid me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola, me miqtë që ia dolën t’i rezistonin sulmeve të “Los Blancos”. Zinedine Zidane futi në fushë sulmuesin brazilian në minutën e 58-të dhe 20-vjeçarit i mjaftuan shtatë minuta për të zhbllokuar takimin.

Vinicius pati edhe me fatin me vete, pasi “asistin” e mori nga një mbrojtës i Valladolid. Përfundimisht 1-0 për Realin, që numëron 7 pikë pas javës së tretë. Takimi tjetër midis Eibar dhe Elche u mbyll me fitoren 0-1 të miqve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ka fituar trofeun e radhës. Pas Tripelete-s të…