Reali ndalet ndaj Villareali

21 nëntor 2020 | 18:57

Real Madrid nuk ka mundur të shkojë më shumë se 1-1 në transfertën kundër Villareal. Skuadra e Zinedine Zidane e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke zhbllokuar shifrat pas dy minutash me Mariano Diaz që shfrytëzoi një krosim perfekt të Carvajal.

Ndeshja ishte me një ritëm të ulët, teksa vendasit do të shtonin aksionet sulmuese vetëm në fraksionin e dytë. Në minutën e 76-të, Vilareal fitoi një penallti që do të kthehej në gol nga Gerard Moreno.

Reali e pati të vështirë që të krijonte shumë shanse në minutat e fundit duke vuajtur mungesat e shumta. Pas këtij barazimi Villareal mbetet në vendin e dytë me 19 pikë, ndërkohë që Reali mban vendin e katërt me dy pikë më pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban…