Reali nuk e dëshiron rikthimin e Ronaldos

22 nëntor 2020 | 13:19

Real Madridi nuk është duke konsideruar mundësinë ta rikthejë në skuadër sulmuesin Cristiano Ronaldo.

Portugezi u largua nga “Santiago Bernabeu” si golashënuesi numër një, pastaj iu bashkua Juventusit në vitin 2018.

Sipas “Marca”, Ronaldo është i interesuar për rikthimin të Reali, ose së paku largimin nga Juventusi, që gjithashtu janë të hapur ta lejojnë të largohet shkaku i pagesave të larta. 35-vjeçari është duke vazhduar të shkëlqejë në Seria A dhe pëlqehet nga gjiganti francez, PSG. Sidoqoftë, Reali nuk do ta rikthejë në skuadër lojtarin dhe ribashkimi mund të realizohet vetëm nëse në të ardhmen lojtari bëhet trajner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 28-vjeçar nga komuna e Malishevës është zhdukur. Bëhet fjalë…