Reali nuk heq dorë nga Mourinho

22 tetor 2023 | 16:59

Nuk është hera e parë që lakohet, e ka drejtuar edhe njëherë tjetër Real Madridin dhe e ardhmja e José Mourinhos mund të jetë te Los Blancos. Presidenti Florentino Perez i beson më shumë eksperienës sesa emrave të rinj në trajnim.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Real Madrid po punon fshehurazi me rrethin e trajnerit për periudhën pas Ancelottit. Kontrata e “Special One” skadon me Romën në fund të sezonit.

Kjo vjen pas deklaratës së fundit Xabi Alonsos, i cili pohoi se ende nuk është gati të drejtojë Real Madrid, pavarësisht se po bën shumë mirë në Gjermani me Leverkusen, teksa nuk është mposhtur në asnjë ndeshje dhe kryeson Bundesligën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në Nju Jork, ku nesër mbrëma…