Reekeri: ShBA-ja, e inkurajuar nga zhvillimet Kosovë-Serbi

12 shkurt 2020 | 11:49

Amerika vazhdon të jetë e përkushtuar fuqimisht ndaj Ballkanit Perëndimor dhe e inkurajuar nga zhvillimet midis Serbisë dhe Kosovës.

Kështu ka thënë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker në festën e Ditës Kombëtare të Serbisë në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, raporton “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, i ngarkuar me Ballkanin, ka folur për uljet dhe ngritjet e marrëdhënieve Serbi-ShBA gjatë gjithë historisë.

Ai ka theksuar se vendi i tij do të qëndrojë pranë Serbisë si partner dhe mik, pasi ajo i përmbush qëllimet e saj, anëtarësimin në BE dhe zbatimin e reformës.

“ShBA vlerëson partneritetin me Serbinë dhe ndajmë vizionin e një Serbie demokratike me një ekonomi të zhvilluar, në paqe me fqinjët e saj dhe plotësisht të integruar me Evropën. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është i rëndësishëm për arritjen e të gjitha këtyre qëllimeve”.

“Ne jemi të inkurajuar që Serbia dhe Kosova kohët e fundit kanë nënshkruar një letër me qëllim për rinisjen e fluturimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, për të siguruar që kufijtë të lidhin, por të mos ndajnë. Ky është një veprim praktik që do të sigurojë investime, turizëm, lidhje tregtare dhe njerëzore. Transporti hekurudhor është gjithashtu në rikonstruksion. Ashtu si i thashë Richard Grenell, ju keni aeroplanët, trenat, çfarë tjetër?”, ka thënë Reeker.

Më tutje, ai ka vënë në dukje se Amerika mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj rajonit.

“Kur ambasadori Richard Grenell u emërua i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë dhe zëvendësi im Mattheë Palmer si i dërguari special i sekretarit të Shtetit, ne treguam edhe një herë se kjo ishte një përparësi për diplomacinë amerikane”, ka deklaruar Reeker.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka orientuar…