Refuzim i madh i vaksinave në Kosovë

15 prill 2021 | 21:24

54 mijë persona ishin paraparë që të imunizohen në fazën e parë të vaksinimit, përshirë këtu fillimisht 15 mijë mantelbardhë duke u pasuar me qytetarët e moshës mbi 80 vjeç dhe një pjesë e atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Megjithatë, 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca nuk arritën të shpenzohen as për gjysmën  e personave të planifikuar për imunizim në fazën e parë.

Madje, për ta shpenzuar këtë kurë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga e premtja do të nisë vaksinimi edhe për qytetarët e moshës 77-79, grupmoshë kjo që është paraparë të imunizohet në fazën e dytë.

E sipas ekspertes për Politika Shëndetësore, Hana Xhemajli, kjo po ndodh për shkak që mantelbardhët refuzuan vaksinimin dhe si pasojë e kësaj plani për vaksinim u adaptua në kësi forme.

Të njëjtën e pohon edhe kreu i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra, derisa ky i fundit druan se imunizimi i popullsisë prej 70 % brenda këtij viti është vështirë i arritshëm me këtë ritëm të vaksinimit.

Megjithëkëtë, të dy këta thonë se e gjitha kjo do të shmangej nëse me kohë do të punohej në avokim dhe fushata vetëdijësuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se në…