Reja flet si trajneri i Shqipërisë

17 prill 2019 | 16:39

Edy Reja është edhe zyrtarisht trajner i Shqipërisë. Trajneri italian në konference për medie, ka thënë se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e telefonoi pas shkarkimit të Christian Panuccit dhe se ndihet krenarë për këtë ofertë.

“Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuccin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuccit dhe jam krenar për këtë ofertë”, ka thënë Reja.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Jan Oblak ka firmosur kontratë të re me Atletico…