Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit

27 maj 2022 | 11:40

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj nda Islandës në transfertë më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor.

Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor.

Rikthehen pas dëmtimeve mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami, ndërkohë që trajneri italian i Kombëtares ka vendosur të ketë në listën e pritjes edhe 9 lojtarëve, duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës. Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

Disa nga lojtarët mbërrijnë që sot në grumbullimin e përfaqësueses në kompleksin Tropikal në Durrës me grupin që kompletohet të premten. Ndërkaq, trajneri Edoardo Reja do të dalë në një konferencë për mediet po të premten në mesditë nga grumbullimi i ekipit, për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe tre sfidat e qershorit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 24-vjetorit të rënies heroike të heronjve të…