Reja: Shqipëria është rritur, kemi treguar që mund të përballemi me çdo kundërshtar

16 nëntor 2021 | 12:10

Shqipëria ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “AIR Albania” ndaj Andorrës, duke mbyllur në vendin e tretë fushatën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Pas ndeshjes trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja për “FSHF.org”, ka analizuar këtë ecuri të kuqezinjve, por duke theksuar dhe objektivat e së ardhmes.

“Ka qenë një fushatë e rëndësishme eliminatoresh. Padiskutim që ne jemi rritur, kemi marrë rezultate të rëndësishme, kemi grumbulluar 18 pikë, edhe pse kishim skuadra si Andorra dhe San Marino, është e qartë që janë ekipe të një niveli tjetër, por kemi mundur Hungarinë pastaj me Poloninë kemi bërë gjithashtu paraqitje të mirë pavarësisht rezultateve. Shpresojmë që ne të përsërisim rezultate të tilla sepse ajo që dua të them është se Shqipëria është rritur dhe mund të përballemi me kokën lart me çdo kundërshtar, përfshirë këtu edhe Anglinë, Francën edhe Gjermaninë, por me ekipe të tjera ne kemi treguar se ne jemi të aftë që të luajmë si të barabartë”, ka thënë Reja.

“Duhet të shohim perspektivën, për të ardhmen, jo vetëm unë, por edhe FSHF-ja. Duhet të shihet nga Evropiani dhe të synojmë që të arrihet në finalet e Evropianit siç ka bërë dhe De Biasi. Kjo do të ishte diçka fantastike për ne nëse do ta arrinim. Ekipi e ka treguar që është kompetitive dhe në këtë pikëpamje duhet të falënderojmë të gjithë djemtë, për atë që kanë bërë. Kanë dhënë maksimumin dhe ata janë përgjigjur në mënyrë të shkëlqyer dhe dua që t’i komplimentoj djemtë”, ka shtuar Reja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolinda Grabar-Kitarović, ish-presidentja kroate, ka pozuar me Dua Lipën në…