Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb
Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ky veprim sindikal i studentëve ka ardhur pas pakënaqësive që kanë shprehur lidhur me mënyrën e komunikimit të rektorit, Arben Hajrullahu.
Sipas tyre, rektori i ka kërcënuar përmes një e-maili, gjë që ka nxitur reagimin kundërshtues të tyre.
Gjatë së enjtes, studentët kanë qëndruar para Rektoratit, ku më pas ka dalë rektori dhe i ka ftuar në takim për të dialoguar.
Por, studentët nuk kanë pranuar të shkojnë në takim pa kërkuar falje për atë që i cilësojnë si kërcënime dhe për krahasimin që Hajrullahu ua ka bërë atyre.
“Kërkona njëherë falje, na ke krahasu me regjimin serb”, ka qenë reagimi i studentëve.
Sidoqoftë, rektori ka thënë se dyert e Rektoratit janë gjithmonë të hapura për studentët.



