“Relux” SH.P.K. eksporton 11 kamion me prodhime vendore në Francë

01 prill 2022 | 16:49

Fabrika prodhuese e ngjyrave “Relux” SH.P.K., sot ka nisur për eksport në Francë njëmbëdhjetë (11) kamion me ngjyra dhe fasada, të gjitha këto produkte të prodhuara në Kosovë.

“Relux” SH.P.K. është përfshirë në prodhim të ngjyrave që nga viti 2010 dhe merret me prodhimin e të gjitha llojeve të ngjyrave dhe fasadave, ndërsa ka kohë që eksporton edhe për në shtetet si Zvicra, Austria dhe Gjermania.

Pronari i kompanisë “Relux” SH.P.K., Ramiz Gashi, ka thënë se nga viti i kaluar kanë filluar eksportin edhe në Francë, ndërsa sot ka pranuar edhe një porosi nga Kroacia.

Me rastin e këtij aktiviteti domethënës jo vetëm për kompaninë por edhe për ekonominë e Kosovës në përgjithësi, aty mori pjesë edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministrja Hajdari ka thënë se po mundohen që përmes ministrisë të cilën ajo e drejton të punojnë më shumë për prodhuesit e përpunuesit vendor, por edhe për tregun vendor që prodhimet tona të jenë prezentë në vend dhe EU.

Në anën tjetër, ministrja Hajdari ka shprehur falënderime për biznesin duke konsideruar se ndërmarrësit e ndryshëm janë imazh shumë i mirë për Republikën.

Ndërsa, Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, përgëzoi fabrikën “Relux” SH.P.K., për seriozitetin e treguar ndër vite, e që fal punës së palodhshme dhe angazhimit të vazhdueshëm kanë arritur të jenë lider të sektorit.

Sipas Krasniqit, ky është vetëm një hap drejtë suksesit për prodhimet vendore duke shtuar që beson fuqishëm që cilësia e produkteve vendore do të bëjë që niveli i eksportit të rritet në vazhdimësi.

Krasniqi kërkoi nga Minsitrja Hajdari që eksportuesit e prodhimeve vendore të subvencionohen me 10% në eksport, në mënyrë që të jene më konkurues në tregjet evropiane dhe botërore, si dhe të rritet punësimi dhe eksporti i Kosovës, një kërkesë disa vjeçare e OAK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e Kosovës në futboll është rikthyer me ndeshjen mes…