Reprezentuesi i Kosovë nënshkruan kontratë profesionale me Fulhamin

19 gusht 2022 | 15:23

Adrion Pajaziti ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e njohur nga Premier Ligë, Fulham. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Marrëveshja e nënshkruar e mban mesfushorin në “Covern Cottage” deri në vitin 2026. Pajaziti luan për Përfaqësuesen e Kosovës, për grupmoshat U-21. Në njoftimin e Fulhamit thuhet se lojtari u shqua për konsistencë në ndeshjet e sezonit të kaluar me grupmoshat e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. ka bërë sqarim lidhur…