Reus dëshiron të qëndrojë, por Dortmundi nuk i ofron kontratë të re?

24 mars 2024 | 15:11

I kthyer në legjendë tek Dortmund, Marco Reus, po i afrohet ndarjes me klubin, sipas botimit gjerman “Ruhr Nachrichten”.

Kontrata e 34-vjeçarit Reus skadon në fund të sezonit dhe ai është gati ta zgjasë edhe një sezon.

Megjithatë, “verdhezinjtë” nuk i kanë ofruar ende vazhdim të kontratës për sezonin e ardhshëm.

Prandaj, e ardhmja e Reusit është e paqartë, pasi ai vetë nuk dëshiron të luajë për një ekip tjetër gjerman, andaj si opsion ka vetëm një transferim në një ekip të huaj.

Reus ka 7 gola dhe 7 asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat për Dortmundin deri më tani këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ferrari” me në krye pilotin spanjoll, Carlos Sainz kanë fituar…