Rezultatet dhe renditja tabelare në dy grupet e Ligës së Parë

18 shtator 2022 | 21:39

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhirot të gjashtë në dy grupet e Ligës së Parë.

Ndeshja më interesante në Grupin A ishte ajo mes Phoenix dhe Rahovecit, ku dy skuadrat kryesuese të grupit u ndanë baras 0-0.

Feronikeli ka mposhtur 3-1 A&N, ndërsa Drenasi ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Rilindjës.

Fitore si mysafirë mori Liria që mposhti Vëllaznimin 0-1, derisa Istogu triumfoi në udhëtim te Trepça 2-4.

Rahoveci vazhdon kryesimin në Grupin A me 14 pikë, i ndjekur nga Phoenix me 13 dhe Feronikeli me 11 sosh.

Ulpiana ka arritur ta fitoj derbin e Grupit B, pasi ka mposhtur Flamurtarin në Prishtinë me rezultat minimal 0-1.

Arbëria ka mposhtur me rezultat të thellë Kikën 4-0, derisa Vushtrria ka triumfuar 3-2 ndaj Vllaznisë.

Fushë Kosova dhe 2 Korriku luajtën baras 0-0, derisa Vjosa mori tri pikë në kryeqytet pasi mposhti Ramiz Sadikun 1-3.

Ulpiana kryeson renditjen me 13 pikë e ndjekur nga Vushtrria dhe Vjosa me nga 11 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luchi Paretchi është një nga tifozët më të famshëm të…